Gazetari Tomisllav Kezharovski i cili vuajti burg pas të publikimit të një storje në gazetën “Nova Makedonija”, për të cilën u dënua me burg disa vite me parë, me arsyetimin se kishte zbuluar një dëshmitar të mbrojtur për një vrasje. Por gazetari Kezharovski ishte edhe një nga gazetarët e vetëm që kishte publikuar detaje lidhur me vrasjen e botuesit të javores “Fokus”, Nikola Mladenov.
Ai në një postim në facebook ka thumbuar ish-ministren e brendshme Gordana Jankullovska, e cila dje u paraqit në Prokurorinë Speciale.
“A e mban mend Goco çka u përgjigje në pyetjen e gazetarit se – A e dini se keni burgosur gazetar për një tekst të shkruar, dhe kjo ka ndodhur një ditë pas paraburgosjes time. Ja do tju rikujtoj.
Përgjigja juaj ishte: Po, çka se je gazetar…”
E pra Goco…çka se ke qenë ministre, do të vuash burgun…
Unë Goco po fle qetë… e di pse?
Do ta them Goco e zezë…Ju kapa në flagrance për NPK, e mban mend?, për falsfikimet në mbrojtje, për kriminalitetin me helikopterët, për Zletovicën, metadonët, arin në Katllanovë, për fatkeqësinë me Mlladenov, “rrënjët” familjare të Ivanovit, etj.
Dhe pas çdo teksti të publikuar, më dërgoje police në derë. Por unë jam I fortë dhe nuk iu ankova askujt, dhe qetë kam fjetur.
Goco, nuk pot ë pyes se a fle qetë, por se a mundesh të flesh?
Ndoshta dikush do ta fal, por unë asnjëherë. “, ka shkruar ndër të tjera Kezharovski.