Tre anëtarë të forcave speciale të Ministrisë së Brendshme me pajisje të plota sonte janë vërejtur para ambasadës së SHBA-së në Shkup.
Para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë, megjithatë, situata është normale gjatë këtij momenti pas alarmit të rrejshëm, nën kërcënimin se dy raketa për 16 minuta do ta granatonin Qeverinë, transmeton TetovaSot.
Trafiku po zhvillohet në kushte normale, dhe se qytetarët lëvizin lirshëm.
Kështu me pak fjalë mund të përshkruhet situata në këtë pjesë të qytetit, pas sot pasdite në rrjetet sociale qarkullojnë fotografitë me një deklaratë nga ambasada amerikane në Shkup, e cila ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos lëvizin përreth ndërtesës së Qeverisë, pas marrjes së informatës nga Ministria e Brendshme se ekziston mundësia e një incidenti të sigurisë në këtë zonë.
********
Sot pasdite një telefonatë anonime me kërcënimin e granatimit të Qeverisë ka alarmuar Ministrinë Punëve të Brendshme duke aktivizuar edhe Njësinë speciale të antiterrorizmit.
Sipas mediave maqedone personi që ka alarmuar qeverinë dhe MPB-në është identifikur dhe bëhet fjalë për 60 vjeçarin S.J nga Shkup i cili ka bërë lajmërim të rrejshëm/
Sipas tyre, gjatë kontrollit tek ai është gjetur një telefon celular nga i cili ka thirrur në 192.
Ai duke folur në polici ka deklaruar se ai donte për të tërhequr vëmendjen për veten e tij, për shkak të pakënaqësisë se kinse për vendimin e tij të diskutueshëm të komunës së Gazi Babës.
********
Ambasada e SHBA-së në Shkup sonte ka paralajmëruar të gjithë qytetarët amerikanë që të shmangin lëvizjet rreth ndërtesës së Qeverisë në bulevardin Ilinden.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka paralajmëruar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për mundësinë e një incidenti të sigurisë në këtë zonë.