19.00 – Bashkimi Demokratik për Integrim as në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë qendrore nuk ka sjellë ndonjë vendim nëse do të koalicionoj me VMRO-DPMNE-në.
Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani në deklaratë për mediat deklaroi se konsultimet do të vazhdojnë edhe nesër.
“ Akoma nuk ka vendim konkret. Po analizojmë nëse do të hyjmë në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Nesër vazhdojmë me konsultimet”- ka deklaruar Osmani.
Në BDI ka paqartësi të mëdha rreth koalicionit, duke marrë parasysh se Ahmeti jo vetëm që po përballet me një mospajtim mes nënkryetarëve, por edhe me presion nga tre deputet e rinj të zgjedhur, të cilët sipas shkrimeve të shumë medieve po e kërcënojnë se nuk do të votojnë për zgjedhjen e asaj qeverie.