
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, nuk ndjehet përgjegjës për diskriminim e shtëpive botuese shqiptare në kuadër të projektit qeveritar për mbi 2000 tituj të përkthyera, prej të cilave parashihet që mbi 1000 tituj të përkthehen në gjuhën shqipe. Prej tyre vetëm një numër i vogël janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njëtjat janë përkthime pa cilësi përkthimore dhe joprofesionale, ndërsa projekti i është ndarë shtëpive dhe shtypshkronjave maqedonase. Televizioni Shenja pyeti sot Shehabin rreth kësaj çështjeje, të cilën botuesit shqiptar e quajnë diskriminim, por përgjigja e tij e shkurtër ishte se jemi drejtuar në institucionin e gabuar.
“Prej ku ishit ju, cilit TV? – Shenja. – Po e nderuara, keni të drejtë por, nuk është ky vendi ku duhet ju ta nënshtroni këtë pyetje. Duhet në Qeveri ta nënshtroni sepse ai është projekt qeveritar. Okej?!”, u përgjigj Behixhudin Shehabi, Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Kulturës.
Shehabi këto komenti i bëri gjatë pres konferencës për prezantimin e projekteve kulture të mbështetura nga Ministria e Kulturës për vitin 2017, rreth së cilit ka reaguar Shtëpia Botuese “Shkupi”. Drejtuesi i saj, Azam Dauti, në një deklaratë të shkruar për TV Shenja, tha se përzgjedhja e projekteve është bërë në mënyrë selektive duke u nisur nga interesat partiake dhe personale. Dauti thotë se Shtëpia Botuese “Shkupi” aplikoi me 22, ndërsa u përkrah me 3 tituj. Ai vlerëso se me këtë ata kanë bërë një masakër të jashtëzakonshëm, duke zhvlerësuar në mënyrë ekstreme projektet e tyre. Sipas tij, Ministria e Kulturës vazhdon të shkel mbi kriteret e veta, për përkrahje të veprave letrare, duke përkrahur aplikantë të cilët për shkak të mungesës së projekteve serioze, vlerave të munguara artistike, nuk do të duhej të merren në shqyrtim e aq më pak të financohen me parat e taksapaguesve të këtij vendi.
“Ky është një tentim i dhimbshëm primitiv dhe provincial tetovar, për të degraduar listën e botimeve tona, në favor të shtypshkronjave dhe firmave tregtare dhe fantome, që janë miq të anëtarit të Komisionit dhe Sekretarit Shtetëror, por që s’kanë asgjë të përbashkët me esnafin botues. Vetë fakti që janë përkrahur mbi 60 vepra nga subjekte tetovare dhe më pak se 10 nga Shkupi, flet qartë, për paturpësinë e tyre provinciale dhe primitive. Me këtë rast, të indinjuar për vendimet e marra dhe rezultatet e arritura, ne nuk do t’i përsëritim vërejtjet tona, që po hasin në vesh të shurdhër dhe në disfavor tonin”, ka thënë Azam Dauti, ShB Shkupi.
Shtëpia Botuese “Shkupi” kërkon që të anulohet i tërë Programi i Kulturës për vitin 2017 dhe udhëheqësia e re e Ministrisë të formoj komisione të departizuara dhe njerëz nga sfera e kulturës, që do t’i rishqyrtonte të gjitha programet, e në veçanti ato të botimeve. Ata madje kanë kërkuar që institucionalisht të ndëshkohen sekretari shtetëror dhe anëtari i komisionit për këto keqpërodime të parave të popullit.
Teuta Buçi /SHENJA/