Në një shtëpi të braktisur në rrugën “4 Nëntori” në Manastir, sot në mëngjes është gjetur i vdekur personi i pastrehë S.D. (48) i cili një kohë të gjatë ka jetuar me një person tjetër të pastrehë, P.A., gjithashtu nga Manastiri.
Rasti është regjistruar në orën 5:50 kur ka arritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë dhe ka konstatuar vdekjen e S.D. dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të P.A. i cili është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike të Manastirit.
Prokuroria ngriti hetim për këtë rast dhe është urdhëruar obduksioni i të vdekurit për konstatimin e shkaqeve të vdekjes së tij.