Për shkak të neglizhencës së autoriteteve komunale, shumë rrugë dhe trotuare në Kumanovë ende janë të papastruara nga dëbora dhe akulli, shkruan lajmpress.com.
Kjo dukuri, sipas gazetës, më tepër vërehet në lagjet shqiptare të qytetit, ku të papastruara janë edhe trotuaret pranë shkollave fillore.
Neglizhenca e këtillë e autoriteteve kompetente ka detyruar një prind që me vetiniciativë të fillojë pastrimin e trotuareve pranë shkollës, që të mos pësojë ndonjë nxënës, transmeton Tetova1.