Edhe pse duhej që të nis sot, është anuluar gjykimi i ish presidentit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjykatësi Vladimir Pancevski, pas padisë private për mobing që kundër tij e ka ngritur ish drejtuesi i sektorit për resurse njerëzore të gjykatës, Goran Stamenkovski, transmeton Tetova1.
Pancevski nuk u paraqit në Gjykatën Themelore Shkupi 2, edhe pse ashtu si theksoi avokati i paditësit ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt.
“Edhe përskaj asaj që Pancevski kishte një ftesë të rregullt që të paraqitet në gjykatë, ai nuk erdhi, që paraqet injorim të gjykatës si institucion edhe ndaj nesh si koleg”, deklaroi Dushko Jankoviq, avokat i paditësit Stamenovski./Tetova1/