Miku i madh i shqiptarëve ish-Ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë viteve të luftës së Kosovës, William Walker ka qëndruar për vizitë në Tetovë. Ai në orët e pasditës ka takuar Nënkryetaren e Bashkimit Demokratik për Integrim znj.Teuta Arifi, liderin e LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe sekretarin e Partisë Demokratike Shqiptare z.Azem Sadiku.
Në deklaratën për mediat ish-Ambasadori Walker, tha se qëllimi i vizitës është që të shoh të gjitha partitë shqiptarë të unifikuara në një qëndrim. Në sygjerimet që dha deri tek partitë politike shqiptare ishte edhe futja në agjendë, për sa i takon ndryshimit të sistemit elektoral zgjedhorë. Me theks të vecant përfaqësimin e diasporës shqiptare në institucionin legjistaltiv. E cila është një potencë shumë e madhe, si ekonomike poashtu edhe demografike në Republikën e Maqedonisë
Sipas ish-Ambasadorit Walker, stimulimi i votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe marrja e vendeve përkatëse të rezervuara në parlament për përfaqësuesit e diasporës do të ishte në pajtim me kontributetet e diasporës shqiptare.
Ndërsa Nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim znj.Teuta Arifi në deklaratën për mediat theksoi:
Me ambasadorin Walker kishim një takim shumë të mirë dhe të hapur. Patëm mundësi të dëgjojmë opinionet e tij. Njëkohësisht vlersojmë angazhimin e tij, për sa i përkët krijimit të një atmosfere të mirë, biseduese, ndërmjet subjekteve politike shqiptare, gjithnjë duke u nisur nga fakti që miqtë e vërtetë, që na duan të mirën, gjithsesi që përpiqen që të na kenë bashkë, sepse e mira jonë gjithmonë është në bisedat e përbashkëta, tryezat e përbashkëta, në platformat tona të përbashkëta, sidomos në një ardhmëri euro-atlantike të përbashkët.
Teuta Arifi madje i ka dhuruar ish-Ambasadorit Walker një pikturë të artistit, piktorit të mirënjohur Tetovarë, Nevzat Bejtuli-Kica .
I cili me finesën e tij artistike kishte pikturuar Kasabanë e vjetër të qytetit të Tetovës, duke shkrirë mbi pëlhurë, mjeshtërisht, ngjyrat e acarit dimëror.