Analisti Ylber Sela ka thënë në debatin në Click plus të TV21 se LSDM duhet të prononcohet për platformën shqiptare, sepse siç shton, “ai subjekt ka marrë edhe vota shqiptare”.
“VMRO-DPMNE dhe LSDM duhet të reflektojnë. Derisa VMRO po vazhdon me nacionalizmin e vet, LSDM nuk duhet të hesht, duhet të prononcohet”, ka thënë Sela,
Heshtja e LSDM-së për Ylber Selën është jo korrekte, sepse LSDM-në shqiptarët e ndihmuan që të ketë këtë rezultat.
“Ka një pjesë e shqiptarëve që ndihmuan LSDM-në, pa shqiptarët nuk do to arrinte ketë numër. Shqiptarët reflektuan një moment shumë kyç dhe shumë vendimtare. dhe tash ka mbetur që edhe pala maqedonase të reflekojë” u shpreh Ylber Sela sonte në Click Plus.
Madje, analisti Ylber Sela tha se Gjorge Ivanov dëshmoi se është president partiak.
“Duke e ditur se BDI nuk njeh këtë president, lufta e 2001 solli ndryshimet kushtetuese dhe janë bërë ndryshime. MO-ja ka sjell ndryshime. Tani duhet që liderët të bëjnë një platformë dhe atë e bërën duke krijuar një realitet të ri në vend. Liderët e kanë në dorë fatin e Maqedonisë”, ka thënë Sela në Click plus në TV21./Almakos
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/935698666560338/