Prapa nesh mbeti një vit plot me prova të rënda personale dhe kombëtare – me kë, si dhe në çfarë vendi do të jetojmë. Do të ekzistojmë për brezat e ardhshëm, apo do të bëhemi një leksion në librat e historisë. Qytetarët iu përgjigjën këtyre pyetjeve, dhe tani mbetet politikanët të përfundojnë detyrën e besuar nga qytetarët. Çdo gjë që ka kaluar deri tani Maqedonia nuk është rezultat i rrethanave, por diçka e orkestruar. Revolucione të mirë organizuara dhe profesionale nga të cilat kanë pësuar edhe shtete shumë më të mëdha dhe më të fuqishme. Për botën nën kontrollin e Sorosit, për pushtetin e tij të shfrytëzojë politikat në shërbim të ideologjisë së tij për një shoqëri e hapura, por edhe paaftësinë e tij njerëzore për të kapërcyer dezinformacionet që i ja transmetojnë përfaqësuesit e tij në Maqedoni, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në një intervistë për “Republika” .
Si mund të dini se Soros ka një ndikim vendimtar në vendet më të fuqishme, kur është fjala për vendet më të vogla?
Ka shumë shembuj të tillë. Shikoni, për shembull, mesazhet elektronike që Soros i ka dërguara dhe që janë publikuar në “Wikileaks” dhe çdo gjë do t’ju bëhet e qartë. Ai jep udhëzime të qarta mbi atë që duhet të bëhet dhe udhëzimet pranohen pa debat apo shqyrtim.
Emailet e tij tregojnë që ai takohet kur të dojë me zyrtarë të lartë në Shtetet e Bashkuara, cakton takime sot dhe nesër. Nëse ka një qasje të tillë të lehtë në vendin më të fuqishëm në botë, atëherë çfarë qasje mund të ketë në vendet më të vogla se Amerika?
Fondacioni i tij në bazë të burimeve financiare dhe njerëzore është një nga fondacionet më të fuqishme në botë që ka qëllime politike. Soros ka vendosur pasurinë e tij ta përdorë për të ushtruar ndikim në dy drejtime – në drejtim ideologjik për të krijuar të ashuquajturën, shoqëri të hapur, dhe në drejtim financiar nëpërmjet spekulimeve dhe rezultateve politikave të njohura më parë për të përfituar në tregun e aksioneve.
Pas një kohe, institucione, ministri, ndoshta edhe qeveri të tëra dhe shërbimet e tyre të inteligjencës janë të infektuar me pikëpamjet e tij, me ideologjinë e tij dhe qëllimet e tij. Përveç kësaj, vetë ata kanë gjetur ndonjë interes shtesë nga një veprim i tillë dhe luftojnë me gjithë forcën. E ne këtu jemi duke folur për Zaevin apo për LSDM-në … Çfarë Zaev…
Pse Sorosi është drejtuar ndaj Maqedonisë, përkatësisht ndaj VMRO-DPMNE-së?
Kjo nuk është prej tani, por se Sorosi vepron në mënyrë të njetë që prej 25 vitesh, por 2-3 vitet e fundit sipas tij është forcuar. Sa herë që VMRO-DPMNE është në pushtet, institucionet e saj janë kundër VMRO-DPMNE dhe çdoherë që LSDM-ja është në pushtet, përsëri institucionet e saja janë kundër VMRO-DPMNE-së si qendra e djathtë dhe parti konservatore politike.
Nuk ekziston asnjë punë që e ka bërë VMRO-DPMNE në këto 25 vjet, dhe se një prej institucioneve të tij si Instituti për Shoqëri të Hapur, OJQ, të financuara nga ai, mediume, apo të njëjta të thonë se ajo është e mirë. Në të kundërt, nuk ka asnjë veprim të LSDM-ja që e kanë dënuar