Duke mos dashur të emërtojmë këtë vit me epitete të stilit: vit i protestave apo i krizës së stërzgjatur politike apo dhe i borxheve dhe ekonomisë së keqe, që me gjasë do t’i kishte merituar, po e lëmë të themi që 2016-ta ishte një vit shumë i vështirë për Maqedoninë.
Liderët politik që disa herë u moren vesh, me anë të tërheqjes së veshit nga ndërkombëtarët, më në fund lejuan të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare… të cilat e kanë tepruar shpeshtësinë, për një vend të vogël si Maqedonia. Megjithatë, populli maqedonas nuk ka ndryshuar shumë mendësinë, sërish partia e Gruevskit doli fituese ndërsa te shqiptarët pamë dëshirën për ndryshime demokratike.
Na gëzoi dorëheqja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, por jo dhe kukulla që ai vëndosi në pozitë Emill Dimitriev.
Prokurorja Speciale, Katica Janeva dhe dy figurat tjera më të njohura të PSP-së Fatimja dhe Lençe disa herë na ngritën adrenalinën duke zbardhur rastet më të reja të tyre, megjithatë gjyqësori i kalbur dhe nën kthetrat e “kushëritit të madh” nuk lejoji të ketë burgosje dhe epilog gjyqësor për “më të mëdhenjtë e krimit” në Maqedoni.
Pamë lojën standarde BDI-VMRO, duke nisur protesta dhe kundër protesta për kryqa dhe shqiponja, por këtë herë, populli nuk “e hëngri” lojën e tyre për defokusim të vëmendjes nga ngjarjet e vërteta politike.
Kishte shumë protesta në shumë ngjyra, “kundër regjimit” dhe fikusit që e quajmë president, Gjorge Ivanov i cili shkoi dhe fali të dyshuarit për krim në Maqedoni, që më pas “të kuptojë” që ka bërë gabim.
Vërshimet ishin edhe më të egra dhe morën më shumë jetë ndërsa ajri mbeti i ndotur! Edhe këtë vit, refugjatët e mjerë shkelën dhe qëndruan më gjatë në truallin tonë, deri sa u mbyll ruta Ballkanike.
Për hajër na qoftë 2017-ta, mbetet të formohet Qeveria e re, dhe presim që ajo mos të jetë me anti-shqiptarët si Gruevski dhe deputeti i tij, kryesi i krimeve të luftës-Johan Tarçullovski.
Gëzuar dhe me shëndet!
Më poshtë Portalb ka bërë një radhitje kronologjike e të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN JANAR
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN SHKURT
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN MARS
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN PRILL
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN MAJ
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN QERSHOR
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN KORRIK
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN GUSHT
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN SHTATOR
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN TETOR
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN NËNTOR
NGJARJET MË TË RËNDËSISHME NË MUAJIN DHJETOR
Ilustrimet e bëra nga Suad Barjami.