Gjykata Supreme thekson se Prokuroria Speciale Publike do të duhet për të provuar ingerencat e tyre për lëndët që i kërkon Gjykata Penale.
Këtë vendim e ka marrë kryetarja e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedelkova para përfundimit të mandatit të saj me kërkesë të Gjykatës Themelore që nga marsi i këtij viti, transmeton TetovaSot.
Në vendim theksohet se ligji nga neni 5 paragrafi 1 e Ligjit për Prokurorinë Publike të ndjekje të veprave penale që dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, e parashikojnë juridiksionin e Prokurorit të Përgjithshëm i cili drejton me këtë Prokurori si juridiksion të kufizuar të përcaktuar në nenin 2, paragrafi 1 i të njëjtit ligj.
Edhe përkundër asaj që në ligjin për Prokurorinë Speciale thuhet qartë se kjo Prokurori Publike është e autorizuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht veprat penale të lidhura me përgjimet e paautorizuara të komunikimeve në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, megjithatë Janeva kërkon edhe rastin Sopot që ka ndodhur në vitin 2003.
Në mënyrë të ngjashme, në bazë të një kërkese në lidhje me materialet e përgjuara, PSP-ja kërkon ingerenca edhe për rastet Shpresa, Magjar Telekom, Spiun, Ryshfet nga ana e Zoran Zaevit si dhe rastet kundër ish- Drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit, Zoran Verushevski dhe djalit të tij.
Për opinionin shqiptar më interesant është rasti “Magjar Telekom” ku përmenden kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe dora e djathtë e tij, Musa Xhaferi, se bashkë me ish kryeministrin Vllado Buçkovski kanë marrë miliona euro për të vazhduar monopolin e Magjar Telekomit në tregun e telefonisë në Maqedoni.
Shumë ekspertë shqiptarë të cilët i ka konsultuar gazeta Lajm vlerësojnë se gjykatat në Maqedoni nuk do t’i dënojnë Ahmetin dhe Xhaferin, për shkak të rëndësisë që kanë ata për interesin maqedonas. Shpresa e vetme, sipas tyre, është dënimi nga vota shqiptare, ose që rasti Magjar Telekom të ketë epilog në PSP ose te Gjykata e Nju Jorkut, e cila ka hapur rast lidhur me këtë aferë.
Data 08.06.2025
Aktuale
- BDI: Diskriminim në avancimet në SPB-Tetovë
- Shkencëtarët britanikë krijojnë violinën më të vogël në botë, e cila ndodhet nën mikroskop
- Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë
- Jonathan Haidt paralajmëron për krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë: Strategjitë për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi i teknologjisë
- Propozimi që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë nesër para Kuvendit
- Arrestimi skandaloz i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës në kufirin serbo-kosovar
- Arianit Koci paralajmëron protesta aktiviste për integritetin e Kuvendit të Kosovës
- Rekomandime të ISHP-së për mbrojtje nga temperaturat e larta