Bilal Kasami ka theksuar në Opinion se partia “BESA” nuk është financuar nga shteti turk dhe as nuk është financuar ndonjëherë, në mënyrë të tërthortë nga institucione apo shoqata që lidhen me institucionet e shtetit të Turqisë.
Ai, bëri me dije, se filozofia e lëvizjes “BESA” është një filozofi që mbështetet mbi vlerat tradicionale të shqiptarëve dhe që respekton identitetin kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë.
Kasami tha se ne vlerësojmë se ky identitet është ai i cili do të rikthejë shqiptarët e Maqedonisë të jenë një komb, të cilët do të mund të identifikohen si të tillë në Maqedoni, bash në kohën kur kemi një akulturim të theksuar si rezultat të zhvillimeve të fundit në Maqedoni, ku shqiptarëve iu imponohen vlera, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me traditën e tyre kombëtare.