Koalicioni VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM-ja, 49, BDI-10, Lëvizja BESA-5, “Aleanca për shqiptarët”-3 ndërsa PDSH-2. Këto janë rezultatet e para premeliminare të kumtuara nga ana e kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.
Në njësinë zgjedhore numër 1, VMRO- DPMNE ka fituar 8 deputetë, LSDM-ja 10, BESA 1 dhe BDI 1.
Në njësinë zgjedhore numër 2, VMRO-DPMNE ka fituar 9 deputetë, LSDM- 8, BESA 1 dhe BDI-2 deputetë.
Në njësinë zgjedhore numër 3, VMRO-DPMNE ka fituar 11 deputetë, ndërsa LSDM-ja 9.
Në njësinë zgjedhore numër 4, që të dy partitë, VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë fituar nga 10 mandate.
Një njësinë e 5 zgjedhore, LSDM ka fituar 9 deputetë, VMRO-DPMNE 9, “Aleanca për shqiptarët” një deputetë po aq edhe BDI.
“Aleanca për shqiptarët”- 1
Në njësinë e 6 zgjedhore VMRO-DPMNE ka fituar 4 deputetë, LSDM-ja 3, BESA-3, Aleanca për shqiptarët 3, PDSH-2 dhe BDI 6 deputetë.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski tha se partitë mund t”ua dërgojnë ankesat në afat prej 48 orësh pas mbarimit të votimeve, gjegjësisht 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare.
“Ankesat për procedurën e mbledhjes dhe vërtetimit të rezultateve skadon të mërkurën në orën 3 të mëngjesit. KSHZ është e obliguar që në afat prej 48 orëve pas pranimit të çdo ankese të sjell vendim. Kundër vendimit të KSHZ-së, ankimuesi mund të ngrit padi tek Gjykata Kushtetuese në afat prej 48 orëve”, deklaroi Lupka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.
Në lidhje me rezultatet finale nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga KSHZ thanë se do t’i publikojnë menjëherë, ndërsa më së voni në afat prej 24 orëve pas mbarimit të gjithë procedurës për ankesa.
Enis Murtezi /SHENJA/
KSHZ shpalosi numrin e deputetëve (VIDEO) by tvshenjaofficial