Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para Qeverisë ka deklaruar se LSDM-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve.
“Erdhën ditët fituese nga të gjitha anët e Maqedonisë. Erdhën rezultatet fituese. Nuk janë të vetëdijshëm se çfarë kemi bërë. Lelele çfarë kemi bërë. Ne jemi fitimtarët, duhet ta festojmë jetën. Për këtë shkak këtu, para kësaj Qeverie ku ishte 17 maji, ku ishte kampi i lirisë, ku ishin të gjitha luftërat tona, ku ishte ‘revolucioni shumëngjyrësh’.