Pas orës 10 shumë qytetarë në Komunën e Tetovës nuk e kanë gjetur veten në listën e votuesve. Disa prej tyre thonë se kanë qenë listë në zgjedhjet e kaluara, ndërsa janë fshirë në këto zgjedhje, ndërsa disa të tjerë sapo kanë mbushur moshën për të votuar. Një qytetare tjetër është ankuar se vajzës së saj me aftësi të kufizuar nuk I është mundësuar të votojë dje siç parasheh kodi zgjedhorë, por e njëjta është detyruar që sot ta sjellë të bijën në vendvotim. Shumica e qytetarëve që nuk kanë gjetur veten në listën e votuesve dhe kishin ankesa të ngjashme nuk deshën të flasin para kamerave, por kamera e Televizionit SHENJA arriti të sigurojë disa denoncime të kësaj natyre.
Data 13.10.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars
- Prokuroria e Shkodrës sekuestron apartamentin e një të dënuari për drogë në SHBA e Itali, dyshohet për pastrim parash
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Rreziku i konfliktit ushtarak: Çfarë paralajmëron BND për marrëdhëniet me Moskën
- VIDEO/ NASA zbulon lindjen e ishullin më të ri në Tokë, shkencëtarët japin alarmin! Shikoni pamjet nga Alaska, ngrohja klimatike dhe rreziku i tsunamit
- Aksident i rëndë në Sllovaki, përplasen dy trena, të paktën 20 persona të plagosur
- Zgjedhjet Lokale/ VMRO tubim në Sveti Nikollë, Vlladev: Do të punoj edhe më shumë
- Emërimi i paligjshëm i drejtorëve, Merko dënohet me një vit burgim me kusht