Kryetari i Forumit rinor të BDI-së, Bledar Ziba është emëruar nga ana e KSHZ-së si kryetar i komisionit komunal të Strugës. Ky alarm vjen nga Lëvizja Besa në Strugë, e cila ka kërkuar që me urgjencë të bëhet shkarkimi i tij dhe për këtë të ndërhyjë edhe OSBE/ODIHR dhe institucionet e tjera, informon INA.
“Ne si Rilindje me Besë shprehim dyshimin dhe indinjatën tonë se edhe në këtë proces zgjedhor do të tentohet të ketë manipulime të llojeve të ndryshme siç i kemi pasur në të kaluarën . Këtë shqetësim e shprehim nga shkaku se si është e mundur që Kryetari i forumit rinor të BDI-së, të emërtohet nga ana e KSHZ-së si kryetari i komisionit komunal të Strugës. Andaj bazuar në këtë fakt ne si subjekt publikisht pyesim KSHZ-në, se si e ka emëruar këtë person në atë detyrë, dhe njëherit pyesim se si të besojmë se edhe ky proces zgjedhor nuk do të keqpërdoret me të drejten më sublime të çdo qytetari e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Si dëshmi të këtij reagimi paraqesim edhe fotografitë të bëra më date 26 nëntor 2016, takime me qytetarët”, thekson Lëvizja BESA në Strugë.
Data 17.04.2026
Aktuale
- Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për tragjedinë në Malishevë
- Nën akuzë për disa vepra penale, SPAK jep pretencën për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi! Ja sa vite burg kërkon
- Aksion policor në shtëpinë e ish-kryetares së Tetovës Teuta Arifi
- Brutalisht rrihet pronari i një hoteli në Shkup
- BDI: Në dokumentet e publikuara nga VLEN shihet qartë se qeveria po e shkel Ligjin për Gjuhët
- Arifi: Diaspora jonë paguan tatime për investime, por nuk llogaritet në buxhetin që kthehet në komuna
- “Situatë shqetësuese”/ Synohet mbrojtja e të miturve, BE-ja aplikacion për verifikimin e moshës në internet
- Eliminimi nga Bayerni, Mbappe dhe Camavinga flasin hapur pas ndeshjes

