Sindikata e pilotëve të aerokompanisë gjermane “Lufthanza” kumtoi se pas pauzës dyditëshe sërish do të organizojë grevë nesër dhe të mërkurën.
Siç është paralajmëruar, pilotët të cilët qarkullojnë në relacione të shkurtëra do të grevojnë nesër, ndërsa ditën e ardhshme pakënaqësinë do ta shprehin pilotët të cilët fluturojnë në destinacione të gjata.
Sindikata këtë e kumtoi pas bisedimeve të pasuksesshme me përfaqësuesit e kryesisë së aerokompanisë gjermane.
Pilotët javën e kaluar grevuan katër ditë, duke kërkuar rritje të rrogave.
Sindikata kërkon rritje retroaktive të rrogave prej 3,66 për qind në vit dhe atë për pesë vite prapa, përderisa “Luftahanza” ofroi rritje prej 4,4 për iqnd deri në mes të vitit 2018 dhe shumë të njëfishtë në të holla prej 1,8 rrogave.
Kjo është protesta e 14-të e pilotëve gjermanë prej fillimit të vitit 2014.