Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ndodhur në qytetin Hangzhou të Kinës për të marrë pjesë në Samitin e Shteteve dhe Qeverive G20 ka realizuar një takim me presidentin amerikan, Barack Obama. Pas takimit Erdoğan dhe Obama kanë bërë disa deklarata për gazetarët.
Presidenti turk duke rikujtuar se me presidentin Obama ka biseduar në telefon pas tentativës së puçit më 15 korrik nga organizata terroriste Fetullahçi (FETÖ), ai ka shprehur falënderimet ndaj presidentit Obama për mbështetjen e dhënë kundër tentativës së puçit.
Ndër të tjera Erdoğan pasi ka theksuar se partneriteti strategjik shumëvjeçar i Turqisë me SHBA-në me Obamën është kthyer në një partneritet model, tha se ky partneritet model është në vazhdimësi dhe se marrëdhënia mes dy vendeve është e veçantë dhe vazhdon duke u forcuar.
“Padyshim që sulmet terroriste dhe veçanërisht tentativa e puçit e ardhur pas këtyre në rajonin tonë janë shumë domethënëse dhe ne si dy vende anëtare të NATO-s duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët kundër të gjitha ngjarjeve terroriste në botë. Është e pa mundur që ne të qëndrojmë të heshtur përballë këtyre. Ne duhet të mbajmë të njëjtin qëndrim kundër të gjitha organizatave terroriste, sepse çdo lloj i tij është i dëmshëm, sepse çdo terrorist është i dëmshëm. Nuk mund të ketë terrorist të mirë dhe terrorist të keq. Të gjithë këto janë të këqinj, janë të mallkuar dhe gjithashtu është i qartë qëndrimi që ne duhet të mbajmë kundër këtyre”, ka vlerësuar Erdoğan në fjalën e tij.
Duke tërhequr vëmendjen se Turqia po vazhdon në mënyrë të vendosur luftën e saj kundër organizatave terroriste DAESH, PKK, YPG, PYD në Irak dhe Siri, presidenti Erdoğan, ka deklaruar se “Urimi ynë është që të mos krijohet një korridor terrorist në jugun tonë. Për mos krijimin e një korridori të tillë terrorist Turqia po lufton në një solidaritet bashkë me forcat e koalicionit. Unë besoj se nga kjo luftë do të dalim të suksesshëm.”
Në lidhje me punimet për FETÖ-n pasi ka theksuar se ato po vazhdojnë brenda kuadrit ligjorë Erdoğan, ka theksuar: “Dosjet e këtij terroristi të përgatitura para tentativës së puçit janë dërguar. Edhe dosjet që janë përgatitur pas 15 korrikut përsëri do ti dorëzohen më pas delegacionit të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Punimet në lidhje me këtë drejtim janë duke vazhduar. Aktualisht nga SHBA-të ka ardhur një delegacion. Ndërsa tani edhe nga ana jonë një delegacion do të vizitojë SHBA-në, ku madje do të jenë të pranishëm edhe ministrat tanë të drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe së bashku atje do të kryejnë punimet e nevojshme.”
Erdoğan ka përfunduar fjalën e tij duke uruar që G20 në Hangzhou të jetë në të mirë dhe në shërbim të njerëzimit.