Efikasiteti i energjisë ishte në fokus të takimit të mbajtur sot nga ministrja e Energjisë, Minierave
dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska me një delegacion të BERZH-it në vend. Në takim
morën pjesë përfaqësuesi i BERZH-it në Maqedoninë e Veriut, Fatih Turkmenoglu, dhe
drejtoresha e Departamentit të Infrastrukturës së BERZH-it në Evropë, Elena Gordeeva.
Theksi kryesor i takimit u vendos në realizimin e efikasitetit të energjisë në objektet publike në
shtet, i cili do të kontribuojë në një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe stabil.
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Bozhinovska, në takim theksoi
angazhimin e Ministrisë për zbatimin e shpejtë të detyrimeve sipas të cilave parashikohet të
rikonstruktohet të paktën 3% e sipërfaqes totale të shfrytëzueshme të ndërtesave publike çdo vit,
ku masat e efiçiencës së energjisë janë pjesë e detyrueshme dhe e pandashme e çdo rindërtimi.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, siç theksoi ministrja Bozhinovska, si
bartëse e kësaj reforme strategjike, po punon intensivisht për të siguruar burime financiare për
zbatimin e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave.
Realizimi i efiçiencës së energjisë paraqet një hap të madh drejt uljes së konsumit të energjisë,
përmirësimit të kushteve në institucione dhe zvogëlimit të ndjeshëm të emetimeve të gazrave të
dëmshëm – me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe shtetin.





