Prokuroria Themelore Publike- Shkup, i ka lëshuar të gjitha urdhrat dhe drejtimet për zbardhjen e plotë të rastit në Karposh, ku jetën e humbi një nënë me fëmijën e saj, pas rrëzimit nga ndërtesa.
Një person është ndaluar në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime për të hetuar vepër eventuale penale.
Është siguruar urdhër nga gjykatësi i procedurës paraprake dhe gjatë ditës do të kryhet kontrollim i detajuar në banesë, i cili pas hetimit është siguruar.
Sipas të dhënave fillestare, shkruan SHENJA, në momentin e ngjarjes, nëna dhe vajza në momentin e ngjarjes ata kanë qenë vetëm në dhomë, të mbyllur nga pjesa e brendshme.
Sot me urdhër të prokurorit publik po merren në pyetje më tepër persona të cilët kanë njohuri paraprake, po kontrollohen telefonat dhe po sigurohen incizimet me video nga lokacione të ndryshme.
Data 03.03.2026
Aktuale
- Toshkovski për tragjedinë në Karposh: Viktima ka mohuar dhunë para policisë, bashkëshorti me dosje kriminale dhe është arrestuar për drogë
- Dimitrievski në një vijë me Fillkovin: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht
- Së shpejti dënime prej 400 mijë euro, për tregtarët jokorrekt
- Apartamente, vila dhe llogari bankare, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove pasuri të dy anëtarëve të një organizate kriminale (EMRAT)
- Tragjedi në Tetovë: Ndërron jetë një 10-vjeçar pasi ra nga terasa
- Konsull nderi i RMV-së emërohet z.Adamoviq, dikur i dyshuar për krim dhe shpërthime nacionaliste
- Tetovë: E mitura denoncon ngacmim nga 23-vjeçari, e ndiqte nga shkolla deri te stacioni i autobusit
- Protesta kombëtare e opozitës dhe sulmi ndaj “Vilës 31”, Gjykata e Tiranës merr vendimin për të arrestuarit!


