Kaosi me rrugës s’ka të sosur, çahet edhe asfalti i aksit Skrapar-Përmet!
Problematikat me rrugët nacionale kanë krijuar një situatë kaotike në të gjithë vendin, teksa prej ditësh juglindja është izoluar.
Dëmtime aksesh raportohen edhe në qarkun e Beratit.
Mësohet se është çarë asfalti i rrugës Skrapar-Përmet, duke bllokuar prej 3 orësh hyrjen në qytetin e Skraparit, për shkak të rrëshkitjes së masivëve shkëmbor në rrugë.
Skrapar-Përmet është një rrugë që ka përfunduar në vitin 2019 nga firma “Salillari”.
Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur.
Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog-Çepan, në afërsi të Përmetit.
Po kështu, prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional.


