Më 22.02.2026, rreth orës 20:00, në SPB Tetovë, një 32-vjeçare nga Tetova ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi nga një bashkëqytetar i saj. Sipas dëshmisë, gjatë vitit 2024, ajo kishte arritur marrëveshje me personin në fjalë që ai t’i siguronte një vizë pune për në Gjermani.
Për këtë shërbim, viktima i ka paguar atij shumën prej 3.000 eurosh në disa këste. Megjithatë, premtimi nuk u mbajt dhe viza nuk u lëshua. Kur gruaja ka kërkuar kthimin e mjeteve, mes tyre ka shpërthyer një debat, pas të cilit personi i dyshuar është zhdukur dhe nuk ka qenë më i kapshëm për komunikim. Policia njofton se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Data 16.04.2026
Aktuale
- “Një drejtor policie paguhej 5 mijë euro!”- Denoncimi i një nga të punësuarve në Call Center: Ne mbroheshim nga policia! Kemi arritur 520 mijë euro me një telefonatë
- Prevot: Belgjika mbetet aleat i besueshëm në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
- A mund të ndodhin bisedime historike mes ShBA-së dhe Iranit brenda dy ditësh?
- VIDEO/ “Na copëtuan, s’hedhin as çakëll!”- Mirëmbahet nga “Alko Impex”, aksi Ura e fshatit – Qaf Buall në gjendje të mjerueshme, qytetarët: Paguajmë taksa dhe rrugë s’kemi!
- Qarkorja në Tetovë: Banorët dhe bujqit në hall me zvarritjen e punimeve
- ESHS: Rritet numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut për muajin shkurt
- Në Universitetin e Tetovës u organizua punëtori për parandalimin e delikuencës
- EMRAT/ Trafikuan tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, ja kush janë tre të arrestuarit nga SPAK! Mes tyre dhe vëllai i Jetmir Pepës


