Kur kërkohet fati, edhe mrekullitë janë të mundshme – dëshmi për këtë është shorti i çastit “Titanium” i Lotarisë Shtetërore. Me një bast simbolik prej vetëm 100 denarëve, çdo lojtar ka mundësinë unike të bëhet fitues i njërit prej shtatë makinave Ford Focus Titanium, i njërit prej shtatë makinave Ford Kuga ST Line X ose i fitimeve të ndryshme monetare.
Fatit prej titani iu gëzuan tashmë fitues nga qytete të ndryshme të vendit. Ata sot shijojnë një përvojë tjetër pas timonit. Për ta, vozitja nënkupton siguri dhe energji të re, por edhe gëzim e emocion. Fituesja e parë e çmimit të shortit “Titanium” vjen nga Shtipi dhe fitoi makinën Ford Kuga, ndërsa një fituese nga Shkupi e fitoi Ford Focus-in si dhuratë për ditëlindje. pikërisht këto momente dhe përjetime e kthejnë lojën në magji.
“Titanium” nuk është vetëm një short i çastit – ai është simbol i shpresës dhe besimit te mrekullitë. Çdo gërvishtje është një kujtesë se jeta mund të sjellë surpriza të bukura atëherë kur më pak i presim. Por edhe dëshmi se duhet të besojmë në to.
“Titanium” mund të jetë gjithashtu një dhuratë origjinale për të dashurit tuaj me zarfin “Fat Plus” të Lotarisë Shtetërore. Paramendoni, me një shenjë të vogël vëmendjeje mund t’u sillni gëzim të madh dhe momente të paharrueshme atyre që i doni më shumë.
Çdo short “Titanium” fsheh mundësinë për një ndryshim të bukur dhe ndoshta pikërisht në duart tuaja është historia e radhës fituese. Për vetëm 100 denarë mund ta ndjeni emocionin. Mos lejoni që fati të kalojë pranë jush, ai është nën majat e gishtave tuaj. Blini “Titanium”-in, gërvishteni dhe bëhuni fituesi i radhës.


