Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka komentuar debatin publik nëse duhet ose jo të blihet një avion i ri qeveritar, duke e përshkruar me humor avionin aktual si “avioni i vëllezërve Rajt”.
Ajo tha se kolegët e saj presidentë nga rajoni e quajnë avionin qeveritar “avioni i vëllezërve Rajt”, pasi është më i vogli dhe më i vjetri.
“Çfarë mund të them? Le t’ju bëj të qeshni. Avioni ynë qeveritar quhet kështu nga kolegët e mi, sepse është më i vogli dhe më i vjetri”, u shpreh presidentja.
Sipas saj, përdorimi i avionit qeveritar në disa raste mundëson kryerje më funksionale të detyrave shtetërore dhe ndonjëherë është edhe më ekonomik sesa fluturimet komerciale. Megjithatë, ajo theksoi se shpesh ndjen dilemë kur detyrohet ta përdorë, pasi avioni është 25 vjet i vjetër dhe është blerë i përdorur.
Siljanovska-Davkova shtoi se një nga hendikepet më të mëdha është kapaciteti i kufizuar i avionit, i cili nuk lejon marrjen e gazetarëve gjatë udhëtimeve zyrtare.
Data 19.02.2026
Aktuale
- Në seancën e radhës të Kuvendit do të shpallet konkursi për kreun e ri të KRRE-së
- (VIDEO) Mucunski: 60% e kandidatëve për ambasadorë janë diplomatë profesional
- Sonte nis cikli i emisionit “Zëri i Ramazanit” – Hoxhë Nusret Fazliu mysafiri i parë
- Aksident i rëndë në rrugën Fier-Libofshë, vetura del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferja! Niset me urgjencë drejt spitalit
- Nikolloski: Kemi prezantuar 23 linja të reja ajrore, rritje rekord e numrit të udhëtarëve
- Siljanovska për avionin qeveritar: Kolegët tallen, më thonë është si i vëllezërve Rajt
- Bllokada e ligjit për pronën publike: Rreziku për bizneset dhe vendet e punës në Kosovë
- Aksident i rëndë në Debresh: Shoferja dërgohet me lëndime të rënda në Shkup


