Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetimet Kriminale dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër punonjësit të policisë me iniciale Gj.K., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, e paraparë sipas nenit 297-a paragrafi 2 i Kodit Penal. I denoncuari, i cili shërbente si polic në Departamentin për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, më datë 06.02.2026 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup ka drejtuar automjetin e tipit “Seat Altea” pa pasur leje drejtimi dhe pa dhënë provimin përkatës, duke u sjellë në mënyrë të pakujdesshme si pjesëmarrës në komunikacion dhe duke mos u rregulluar sipas rregullave të sigurisë. Përveç procedurës penale, ndaj tij është iniciuar edhe procedura disiplinore, ku janë ndërmarrë masa të detyrueshme si marrja e armës zyrtare dhe municionit, si dhe dërgimi i tij për ekzaminim të detyrueshëm psikiatrik dhe psikologjik.
Data 19.02.2026
Aktuale
- Sonte nis cikli i emisionit “Zëri i Ramazanit” – Hoxhë Nusret Fazliu mysafiri i parë
- Aksident i rëndë në rrugën Fier-Libofshë, vetura del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferja! Niset me urgjencë drejt spitalit
- Nikolloski: Kemi prezantuar 23 linja të reja ajrore, rritje rekord e numrit të udhëtarëve
- Siljanovska për avionin qeveritar: Kolegët tallen, më thonë është si i vëllezërve Rajt
- Bllokada e ligjit për pronën publike: Rreziku për bizneset dhe vendet e punës në Kosovë
- Aksident i rëndë në Debresh: Shoferja dërgohet me lëndime të rënda në Shkup
- Hoxha: Mbi 1 milion euro investime në makineri në deponine Rusino
- Intervista/ “Bizneset abuzive japin kredi me interes si bankat”, alarmi i ekspertit: Është vepër penale! Kompanitë private duhet të japin hua pa interes


