Zëvendësdrejtori i Doganave zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoy.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, lehtësimin e procedurave doganore dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Zëvendësdrejtori Mustafa Dauti theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë institucional dhe koordinimit të vazhdueshëm për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave. Ai nënvizoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e mekanizmave më efikasë që do të kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe sigurisë në proceset doganore.
Nga ana e tij, Ambasadori Ulusoy rikonfirmoi përkushtimin e Turqisë për të mbështetur iniciativat që nxisin zhvillimin ekonomik dhe partneritetin afatgjatë ndërmjet dy vendeve.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se takime të tilla kontribuojnë në forcimin e raporteve institucionale dhe në ndërtimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm.





