Për herë të parë në historinë e komunës së Shutkës, Këshilli Komunal flet shqip! Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së arritur nga VLEN me pushtetin lokal, e cila garanton respektimin e plotë të dygjuhësisë si vlerë themelore demokratike dhe si e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve shqiptarë.
Falë angazhimit tonë, çdo pikë e rendit të ditës përkthehet dhe prezantohet në gjuhën shqipe nga përkthyesi i punësuar në komunë, duke e bërë shqipen pjesë të natyrshme të jetës institucionale. Ky hap historik është dëshmi e fuqisë së marrëveshjes VLEN dhe e vullnetit tonë për ta bërë barazinë gjuhësore realitet, jo vetëm në letër, por edhe në praktikë.
VLEN ka sjellë ndryshimin që shumëkush e ka pritur për vite me radhë: një komunë e Shutkës ku qytetarët shqiptarë ndihen të respektuar, të përfaqësuar dhe të barabartë. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re, ku dygjuhësia bëhet standard i demokracisë lokale. Me këtë arritje, VLEN dëshmon se fjala e dhënë kthehet në vepër dhe se vizioni ynë për barazi, respekt dhe bashkëjetesë është i prekshëm në çdo vendim dhe çdo mbledhje të Këshillit Komunal.
Fjala jonë bëhet realitet. Shqiptarët në këtë komunë për herë të parë dëgjojnë shqip në institucionet e tyre!
Data 15.02.2026
Aktuale
- Përmbyten disa vendbanime në Komunën e Sarajit, Elmazi: Ekipet janë në terren
- Gjatë Ramazanit do të hapen dyert e xhamisë më të madhe në Maqedoninë e Veriut
- Çfarë kanë këta që janë hedhur në sulm!
- LSDM: Sulmet e Vuçiqit ndaj Shekerinskës janë poshtëruese dhe pa argumente
- Elmazi pas vërshimeve në Saraj: Po punojmë intensivisht për ta menaxhuar situatën, qytetarët të shmangin zonat e rrezikuara
- Ndotja e ujit të pijshëm në Strugë, Qyra: Nesër do të bëhet analizë dhe do të zbulohen shkaqet e ndotjes
- Reshjet intensive përmbytin Bukoviçin, Arnaqin dhe Semenishtin në Saraj
- Grabiti me armë degën e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja


