Në komunën e Çairit nisin punimet në rikonstruksionin e rrugës “Ferid Murad”, një projekt i paralajmëruar si prioritet për përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjes urbane. Ky investim kap vlerën prej 1 milion euro, duke shënuar një hap të madh drejt modernizimit të rrjetit rrugor në këtë komunë.
Ky projekt është dëshmi e qartë se premtimet e dhëna nuk mbeten vetëm fjalë në fushatë, por shndërrohen në veprime konkrete në terren. Nga angazhimi publik, tashmë po kalojmë në zbatim real, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët.
Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për Çairin, sepse lidh lagje, lehtëson lëvizjen e përditshme dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin lokal. Çdo investim në infrastrukturë është investim në siguri, ekonomi dhe standard më të mirë jetese për qytetarët.
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me këtë projekt konfirmon se vizioni për një Çair më të zhvilluar po merr formë konkrete, duke e vendosur komunën në rrugën e transformimit të qëndrueshëm urban. Ky është vetëm një nga shumë projektet e paralajmëruara që tashmë kanë nisur ose janë në fazë realizimi, duke dëshmuar se VLEN është garancë e fuqishme e veprimit dhe e rezultateve konkrete për qytetarët.


