Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë informon se bazuar në informacionin e marrë përmes Sistemit Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF), është kryer tërheqje parandaluese nga tregu i disa serive të formulës për foshnje nga marka “Aptamil”.
Është bërë inspektim urgjent te importuesi i produkteve, nga i cili AUV mori njoftim zyrtar se produktet e mbuluara nga njoftimet janë tërhequr tashmë nga tregu dhe se është kryer edhe tërheqja e tyre.
Tërheqja ka të bëjë me një numër të kufizuar serish në të cilat ekziston mundësia e pranisë së cereulidit.
“Produktet e tërhequra janë: APTAMIL AR 2; Numri serial (lot) Data e skadimit; 20250924 / 111492248 24.09.2026; 20251106 / 11150501506.11.2026. APTAMIL PRONUTRA 2: Numri serial (lot) Data e skadimit 20250619 / 11145097919.06.2026; 20260720 / 11147014920.07.2026; 20260922 / 11149404122.09.2026; 20261027 / 11150943627.10.2026; 20261130 / 11151885730.11.2026; 20261219 / 11152636519.12.2026; 20270121 / 11153914121.01.2027. APTAMIL PRONUTRA 1: Numri serial (lot) Data e skadimit 20260722 / 11147308222.07.2026; 20260904 / 11148954304.09.2026; 20261014 / 11150482814.10.2026; 20261126 / 11151912226.11.2026”.
AUV u bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktet e listuara me numrat serialë dhe datat e skadimit të përcaktuara, të mos i përdorin ato, t’i shkatërrojnë ato në mënyrë të padëmshme ose t’i kthejnë ato në vendin ku janë blerë.


