Policia ka ngritur kallëzim penal kundër ish kreu të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe tre personave të tjerë mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare dhe pastrim i parave.
Nga viti 2021 deri në vitin 2025 tre persona nga Kërcova, përkatësisht nga Zajasi, Strellci dhe Sërbica janë punësuar nga Dehari. Ky i fundit edhe pse e ka pas për obligim t’i detyron për ardhje në punë, një gjë të tillë nuk e ka bërë. Të dyshuarit kanë marrë rroga dhe përfitime të tjera nga komuna sikur të ishin të punësuar.
“Me vetëdije ua ka lejuar të mos paraqiten në punë dhe t’u paguhet paga, përfshi edhe harxhimet tjera dhe kontributet nga arka komunale. Edhe pse kanë shkel afatet ligjore (për mos paraqitje në punë) nuk ia ka ndërprerë kontratat e punës. Me kët veprim buxheti i komunës është dëmtuar me 130 mijë euro”, thonë nga MPB.
Ndaj Deharit rëndojnë edhe dy kallëzime të tjera penale, një për punësimin e zjarrfikësve dhe tjerra për keq menaxhimin me mbeturinat në Komunë e Kërçovës. / Alsat.mk


