Autoritetet kanë vendosur masa sigurie ndaj 5 oficerëve të Policisë së Shtetit, mes të cilëve edhe një efektiv i forcave speciale RENEA, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të basteve sportive.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se 3 prej oficerëve janë vënë në masën e arrestit në shtëpi, ndërsa për 2 oficerët e tjerë, si edhe për një shtetas tjetër të implikuar në këtë çështje, është caktuar masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.
Mësohet se hetimet janë kryer për llogari të Prokurorisë së Elbasanit.
Ende nuk dihet identiteti i efektivëve të ndaluar, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.


