Tetëmbëdhjetë vjeçari që e goditi për vdekje gruan e moshuar një ditë më parë, së bashku me babin e tij janë arratisur jashtë vendi.
Ministria e Punëve të Brendshme bënë me dije se ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave në lidhje me aksidentin e djeshëm të trafikut në rrugën “Naroden Front” në Shkup, ku 18 vjeçari S.S. e goditi 79 vjeçaren L.J., dhe njejta nga lëndimet e marra ndërroi jetë, ndërsa shoferi iku nga vendi i ngjarjes me automjetin “Volksëagen Passat”. Policia ka arrestuar dy personat që kanë ndihmuar në arratisjen e tyre, ndërsa për dy të arratisurit kanë lëshuar fletëarrest.
Identifikimi i autorit të veprës penale, tregon policia është bërë përmes kamerave të “Qyteti të Sigurt” dhe kontrolleve shtesë të kamerave të ndërtesave përreth, si dhe deklaratave të dëshmitarëve. Është vërtetuar se automjeti ka qenë në pronësi të babait të 18 vjeçarit.
Data 11.01.2026
Aktuale
- Valdet Xhaferi: Sot votova për të ardhmen e Gostivarit
- I dënuar në Itali me burgim, si bashkëpunëtor në trafik droge, kapet me qëllim ekstradimi 38-vjeçari (EMRI)
- Jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 3.32%, dalje më e ulët në Qendër Zhupë
- Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare
- Vardari del nga shtrati në Strimnicë, banorët të përmbytur kërkojnë ndihmë
- Kreu i Emergjencave Civile tregon si paraqitet situata me përmbytjet: Ka mbingarkesë në liqenin e Shkodrës dhe lumenjtë Buna e Drin
- Jehona e votuesve deri në ora 09:00 në 4 komunat ku ka zgjedhje, 1,11%! Një vendvotim nuk është hapur, KSHZ tregon se ku ka pasur vonesa
- DPHM: Temperatura -8 është matur në Kodrën e Diellit, shtresa e borës ka arritur 31 centimetra


