Kreu i Diplomacisë së RMV-së Mucunski i kërkon Sofjes të sillet në mënyrë evropiane, në vend që të bëjë komente të pabazuara. Ministria e Punëve të Jashtme shton se vendi njihet si një shembull pozitiv në nivel evropian në zbatimin e të drejtave të komuniteteve dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.
“Është shqetësuese që, në vend që të mirëpritet si një hap konstruktiv përpara, Projekt Plani i Veprimit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Anëtarëve të Komuniteteve është objekt komentesh abstrakte dhe të pabazuara nga Bullgaria, të cilat nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe mirëbesimit midis dy vendeve”, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), ndaj deklaratës së MPJ-së Bullgarisë.
“Në vend të komenteve të pabazuara, presim sjellje evropiane nga fqinji ynë, përfshirë edhe në aspektin e respektimit dhe njohjes së plotë të gjuhës maqedonase”, thuhet në reagimin e MPJ-së maqedonase.
Ata shtojnë se vendi është njohur si një shembull pozitiv në nivel evropian në zbatimin e të drejtave të komuniteteve dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.
“Ne mbetemi të përkushtuar fuqimisht ndaj barazisë, përfshirjes dhe zbatimit efikas të politikave në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, thuhet në reagim.
Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se vendi mbetet në përputhje me rregullat evropiane dhe qasjen e bazuar në meritë ndaj zgjerimit.
“Plani i veprimit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të anëtarëve të komuniteteve është zhvilluar në maqedonisht dhe anglisht nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, në konsultim të ngushtë me Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian. Dokumenti përmban masa, afate dhe institucione kompetente të përcaktuara qartë dhe është plotësisht në përputhje me standardet më të larta evropiane”, thuhet në reagim.
Procesi i përgatitjes së Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Anëtarëve të Komuniteteve u zhvillua në disa faza, duke filluar në vitin 2023, me përpunimin përfundimtar që u intensifikua në gjashtë muajt e fundit të vitit 2025.
“Gjatë gjithë procesit, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e së drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave u përfshinë në mënyrë aktive dhe u konsultuan rregullisht. Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian theksuan se dokumenti mbulon të gjitha standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare”, thuhet ne reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Data 08.01.2026
Aktuale
- Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi
- Britania nën alarm: Stuhia Goretti pritet të sjellë deri në 30 cm borë
- Situata kritike në lumin Vjosë, përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave në disa fshatra
- “Do kemi ushtrinë e ëndrrave”, Trump njofton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes
- Mbyllet numërimi i votave me postë të mbërritura në Kosovë, mbi 3 mijë pako ende jashtë vendit
- Reshje shiu dhe dëbore, ulen temperaturat! Ja parashikimi i motit për sot
- Chivu: Nuk është e lehtë të luash kundër një skuadre që mbrohet…
- “Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”/ Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën


