Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë.
Sipas KQZ-së, rezultatet po publikohen gradualisht pas përfundimit të procesit të numërimit në vendvotime, ndërsa të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi në platformën zyrtare të institucionit.
Autoritetet zgjedhore kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor ka kaluar kryesisht i qetë, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, përfshirë numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora.
Në Kosovë të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë.
Procesi i votimit u zhvillua në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.


