Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se KQZ-ja ka pranuar ankesa nga disa qendra të votimit në Rahovec lidhur me fletëvotimet.
Sipas tij, në këto qendra është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numrat e tyre, çka ka nxitur reagime dhe ankesa nga këshillat e vendvotimit.
“Kemi pranuar njoftim nga Komuna e Rahovecit, ku në qendra të votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra.
Kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e këshillave të vendvotimit”, ka theksuar Radoniqi në konferencën për media.
Ai nuk ka sqaruar se për çfarë shenjash konkrete bëhet fjalë, ndërsa tha se rasti po trajtohet nga KQZ-ja./GazetaSinjali/


