Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka miratuar listën e përgithshme të qendrave të votimit në të cilat do të zhvllohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme të vendit.
Duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi me kusht.
Pra, në të gjithë vendin janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 57 vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht.
“Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe në çdo komunë shpërndahen fletëvotimet me përmbajtjen e njëjtë”, thuhet nga KQZ.
Kjo është lista dhe adresat e qendrave të votimit për votimin me kusht më 28 dhjetor 2025:




