Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar gjatë natës kreu inspektim në zonën e fshatit Negotinë, ku u gjet trupi i një personi aktualisht të paidentifikuar, i varrosur në një gropë.
Sipas informacioneve fillestare, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për një grua e cila më parë ishte raportuar si e zhdukur, me indikacione të mundshme se ajo ishte privuar në mënyrë të paligjshme nga liria.
“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit gjatë natës kreu ekspertizë në territorin e fshatit Negotinë të Gostivarit, ku u gjet trupi i një personi të vdekur ende të paidentifikuar, i varrosur në një gropë. Për shkak të dyshimeve se mund të bëhet fjalë për një grua e cila ishte raportuar më herët si e zhdukur, me indikacione se ishte privuar padrejtësisht nga liria, prokurori publik urdhëroi autopsinë dhe identifikimin e trupit të pajetë, si dhe mbledhjen e gjurmëve nga vendngjarja”.
“Gjatë natës u ndërmorën disa veprime hetimore, pas së cilave ndaj një personi të dyshuar është caktuar masa e ndalimit të shkurtër prej 48 orësh për sigurimin e provave, ndërsa një person tjetër është mbajtur në ndalim dhe ndaj tij po kryhen verifikime. Me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.


