Nga Prokuroria për Themelore për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftojnë se në bashkëpunim me Policinë, po zhvillojnë bastisje në disa rajone të Shkupit, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se persona të caktuar dyshohen për vepra penale që kanë të bëjnë me drogë dhe armë.
“Gjatë mëngjesit, punonjës të policisë, nën udhëheqjen prokurorit nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, po kryejnë bastisje në disa lokacione në Haraçinë, Hasanbeg, Brezë, Ingjikovë dhe Çair, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale të lidhura me armë dhe drogë”, thonë nga Prokuroria.


