Në Reçicë të Vogël është mbledhur Kryesia Qendrore e BDI-së, ku u diskutua situaza e krijuar pas zgjedhjeve lokale. Është vendosur që deri më 20 dhjetor të mbahet Kongresi i partisë. Nënkryetari Arber Ademi ka deklaruar se nuk ndiejnë përgjegjësi për humbjet e komunave ë Kërçovë dhe Bërvenicë, pasi sipas tij kryetarët nga radhët e VMRO-së janë zgjedhur edhe me votat e koalicionit VLEN. Ademi ka deklaruar se në mbledhjen e partisë nuk është diskutuar as për largimin e përfolur të partive të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit nga Aleanca Kombëtare për integrim. /SHENJA/
				
	Data 04.11.2025
							
				
	Aktuale
	
				- Nebiu: Formulat e vjetra të BDI-së nuk funksionuan tek shqiptarët
 - Çfarë ndodhi në Prishtinë? Një person hipi mbi veturë në mes të trafikut
 - Nuhiu: VLEN doli më i fortë falë vizionit të Izet Mexhitit
 - Shkupi assesi të pastrohet nga mbeturinat, Epidemiologët: Rrezik në përhapjen e brejtësve
 - Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi
 - PAMJET/ Zjarr në një vendgrumbullim gomash, tymi i dendur vështirëson lëvizjen e automjeteve në rrugë
 - ASHMAA: Të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale rreth pjesëmarrësve në zgjedhje
 - Denion Meidani viziton Filarmoninë e Maqedonisë, takon Mustafa Imerin
 

									 
					
