Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka shkruar se shqiptarët mbrëmë e kanë pensionuar një klasë politike që për ofertë kishte propagandën karshi një klase të re politike e cila ofertë e ka përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Mbrëmë qytetarët shqiptarë në RMV e pensionuan një klasë politike që, përmes përçarjes së të tjerëve, ofertë e kishte bërë Ministrinë e Propagandës dhe, në anën tjetër, e mandatoi një klasë të re politike që, përveçse u ngrit përmes unifikimit, ofertë e ka përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Le të jetë ky leksion i demokracisë (se përçarja dhe propaganda kanë një fund tragjik) dhe dëshmi e pjekurisë politike të qytetarit tonë (se ai e vlerëson unitetin dhe përmbushjen e detyrimeve të premtuara).
Me 10 komuna të fituara, VLEN-i është forca e dytë politike në vend. Kjo imponon përgjegjësi dhe punë”, ka shkruar Ibrahjimi, raporton Alfax.mk
Data 29.01.2026
Aktuale
- Çfarë po ndodh me Koçanin?Telma: Nuk ka akuzë për policët të dyshuar për “zjarrin” në Koçan!
- Izet Mexhiti: Rikonstruimi i qeverisë në mars ose prill
- Mexhiti: Marrëveshja “fituesi me fituesin” u arrit në vitin 2007, BDI e theu në vitin 2016
- Pse VLEN-i keqkuptoi e nuk e nënkuptoi?
- Dita e tretë e bllokadave në kufij! Në ndërprerje qarkullimi i mallrave, dëmet 100 milionë euro në ditë
- Gashi-Shjaojan: Për Kinën, Maqedonia e Veriut është partner i rëndësishëm në bashkëpunim
- Protestojnë punëtorët: Rroga minimale të jetë 600 euro, të ulen pagat e funksionarëve
- “Mund të ‘helmojë’ provat dhe intimidojë dëshmitarët!”- Mandati i Ballukut, Sefa: Si zv.kryeministre mund të prishë hetimet! S’ka mazhorancë në trupën e Kushtetueses


