Kryetari i ASH-së Arben Taravari ka reaguar pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas tij, dje kanë marrë një përgjigje të qartë nga rezultatet. Taravari parashtron edhe pyetje nëse shqiptarët kanë fituar me rezultatet e djeshme.
“Dje, në raundin e dytë të votimeve ne morëm një përgjigje të qartë nga rezultatet.
Faleminderit të Gjithëve!
Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët tanë të AKI-t për garën e ndershme dhe dinjitoze që patën.
Ashtu si ata bashkohem në urimin për fitore të gjithë kandidatëve që fituan!
Ne si koalicion kemi më shumë vota popullore por nuk kemi kryetarë. Qartazi përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna.
Gjithsesi në Gostivar dhe Vrapçisht qëlluam në shenjë, aty jemi fitues dhe kjo fitore është jo thjesht lokale, por aty fituam kundër një shteti që na mban peng me census.
Gjithsesi këto janë çaste të gëzuara me të drejtë për fituesit, janë çaste të vështira me të drejtë për ata që nuk ia dolën, janë çaste zemërimi për ata që u tradhëtuan, janë çaste qesharake për disa don kishotë që janë me grupin fitues vetëm sepse tradhëtuan, por me pak fjalë shumica është nën emocion dhe emocioni nuk lejon qartësi. Mua më ndihmon profesioni im të jem racional dhe i ftohtë përballë fakteve, dhe kam një pyetje:
Me rezultatet e djeshme a fituan shqiptarët?!
Edhe për ata që nuk e dinë përgjigjen, koha do ta tregojë fatkeqsisht shumë shpejt!”, ka shkruar Taravari.
Data 04.11.2025
Aktuale
- Nebiu: Formulat e vjetra të BDI-së nuk funksionuan tek shqiptarët
- Çfarë ndodhi në Prishtinë? Një person hipi mbi veturë në mes të trafikut
- Nuhiu: VLEN doli më i fortë falë vizionit të Izet Mexhitit
- Shkupi assesi të pastrohet nga mbeturinat, Epidemiologët: Rrezik në përhapjen e brejtësve
- Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi
- PAMJET/ Zjarr në një vendgrumbullim gomash, tymi i dendur vështirëson lëvizjen e automjeteve në rrugë
- ASHMAA: Të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale rreth pjesëmarrësve në zgjedhje
- Denion Meidani viziton Filarmoninë e Maqedonisë, takon Mustafa Imerin


