Aparatet biometrike të identifikimit, të përdorura për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021, po përdoren sërish në votimin e sotëm.
Votuesit identifikohen me kartë identiteti ose pasaportë – edhe nëse dokumentet u kanë skaduar deri më 19 tetor – përmes pajisjeve biometrike me gjurmën e gishtit të madh të dorës së djathtë.
Votimi kryhet fshehurazi, personalisht dhe me stilolaps të kaltër. Fletëvotimi është i vlefshëm vetëm nëse është qartësisht i rrethuar numri i kandidatit ose listës.
Votimi në grup, fotografimi dhe mbajtja e armëve në qendrën e votimit janë të ndaluara. Votuesve që kanë nevojë për ndihmë u lejohet asistencë, por vullnetin duhet ta shprehin vetë.


