Nëpunës të Policisë Kriminalistike pranë SPB Ohër kanë arrestuar G.M. (48) nga fshati Podmolje, rajoni i Ohrit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Sipas MPB-së, gjatë një kontrolli të kryer me urdhër gjykate në një ish-objekt ushqimor në fshatin Mesheishtë, komuna Debërcë, të cilin e përdorte G.M., policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme armatimi dhe lëndësh narkotike.
Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 1.357 copë municione të kalibrave të ndryshëm, 488 kërcej të bimës së kanabisit, një kuti me fishekë kalibri 7.62 mm, dy revolverë të vjetër, një pistoletë “VZOR” kalibri 7.65 mm, dy pushkë automatike, një mbajtëse trombonesh, si dhe trupi dhe kapsula fillestare e një granate dore.
Gjithashtu, është sekuestruar një pako me substancë të zezë kokrrizore, një qese me pluhur ngjyrë kafe, si dhe sende të tjera që dyshohet se posedoheshin në mënyrë të paligjshme.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihen parashtresat përkatëse.


