Një shofer ka goditur me veturën e tij një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur pasditën e së martës.
Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur pasi një njësit policor, teksa ishte në një pikë kontrolli, tentoi të ndalojë një veturë për kontroll rutinor ne Zubin Potok.
Drejtuesi i veturës u largua nga vendi me shpejtësi, me ç’rast edhe goditi zyrtarin policor.
“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.