Sot po mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Në seancën e sotme ishte paraparë të dëshmonte babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në seancë.
Ai përmes telefonit i ka thënë gjykatës se nuk do të paraqitet për të dëshmuar dhe se “deklaratat e tij mbeten ato të mëparshmet”.
Seanca po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit tjetër, Florian Avdija.