Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët nga ASH – Ziadin Sela, Krenar Lloga, ka reaguar pas votimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, kundër anëtarësimit të Palestinës në OKB.
“Stop mashtrimit të vLEN-it, njihni Palestinën shtet sot!”, ka deklaruar Lloga.
Ai e ka cilësuar të papranueshëm arsyetimin e koalicionit qeveritar vLEN, sipas të cilit ministri Mucunski ka votuar “në mënyrë të pavarur”.
“Arsyetimi se Ministri i Punëve të Jashtme, Mucunski, voton kokë më vete kundër Palestinës në OKB është i turpshëm, është ofendim i inteligjencës sonë individuale dhe kolektive. Ai votim përfaqëson Qeverinë (vLEN–DPMNE) dhe të gjithë ne si RMV-në”, ka theksuar Lloga.
https://www.facebook.com/KrenarLloga.ASh/videos/1206754211260128/?app=fbl