Qyteti i Shkupit sot është përfshirë nga moti i ligë.
Një stuhi e fortë me erëra të forta dhe bubullima, shi dhe breshër me madhësinë e lajthive goditi disa lagje në Shkup këtë pasdite, dhe sipas informacioneve fillestare, më të goditurat ishin pjesa e qendrës dhe pjesa perëndimore të qytetit, Karposh, Taftalixhe, Kozle.
Në gjysmën e qytetit në orën 6 të mbrëmjes ishte errësirë sikur të ishte natë për shkak të reve të dendura të zeza.
Nga Drejtoria Hidrometeorologjike thonë se paqëndrueshmëri e ngjashme është vërejtur në rajonin e Velesit, si dhe në rajonin e Shtipit. Deri më tani nuk ka informacione për dëme të mundshme.
“Një masë e fortë dhe e paqëndrueshme resh po zbret drejt Liqenit Mlladost dhe një pjese të Velesit. Ajo shoqërohet me shira të rrëmbyeshëm dhe breshër intensiv dhe erëra të forta që mund të shkaktojnë dëme në shkallë më të gjerë. Gjithashtu ka paqëndrueshmëri të fortë midis Shtipit dhe Koçanit në rajonin e Gorni dhe Dolni Ballvan ku gjithashtu kemi shira të rrëmbyeshëm dhe breshër intensiv, bubullima dhe erëra të forta.
Një masë e paqëndrueshme resh po lëviz nga perëndimi drejt Shkupit, e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër të mundshëm”, informojnë nga DPHM.