Më 1 gusht 2025, rreth orës 22:30, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është raportuar një rast shqetësues nga fshati Pallçisht i Poshtëm.
I.R. (63), banor i këtij fshati, ka njoftuar se, ndërsa ishte ulur në tarracën e shtëpisë së tij, një plumb i paqëllimshëm kishte rënë përpara tryezës ku ndodhej. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar.
Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje ka dalë një ekip hetimi nga SPB Tetovë, i cili ka kryer ekzaminimet e nevojshme. Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës për qitjen e plumbit.
Policia apelon për ndërgjegjësim dhe shmangie të përdorimit të armëve zjarri, veçanërisht në ambiente të banuara, për të parandaluar ngjarje me pasoja të mundshme tragjike.TS