Më 19.06.2025, në territorin e Gazi Babës, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.S. (22), S.S. (21) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “grabitje”.
Ata dyshohen se rreth orës 19:00 në fshatin Trubarevë të Shkupit, me një automjet i kanë zënë pritë V.D. (42) nga Shkupi, pas së cilës njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dhe i ka marrë telefonin celular, ndërsa të tre janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.
Me të dyshuarit është zhvilluar një bisedë zyrtare në stacionin policor, pas së cilës M.S. dhe S.S. janë ndaluar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët kallëzim penal përkatës.